Kompania Microsoft eshte duke planifikuar editimin e versionit te ri te shfletuesit te internetit, Internet Explorer 8, brenda nje viti, i cili do te kete nje mori komponentesh te reja. Permiresimet ne versionin e ri te ketij shfletuesi perfshijne perkrahjen me te mire per CSS dhe AJAX, komponentin e avancuar per RSS si dhe njohjen e mikroformateve - segmenteve ne HTML ku mund te vendosen kalendaret dhe informacionet per kontaktet. Ne fakt mikroformatet do te jene pjese edhe te Firefox 3. Pos ketyre risive, jane paralajmeruar edhe nje mori ndryshimesh dhe mundesish te tjera, te cilat do te jene te pershtatura per shfrytezuesit.