Kosova Hacker's Zone
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kosova Hacker's Zone

Khz-CreW
 
ForumForum  PortaliPortali  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ėshtė ky Interi qė kėrkon Mourinjo!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
besthacker
Webmaster
Webmaster
besthacker


Numri i postimeve : 369
Age : 32
Registration date : 06/06/2008

Ėshtė ky Interi qė kėrkon Mourinjo! Empty
MesazhTitulli: Ėshtė ky Interi qė kėrkon Mourinjo!   Ėshtė ky Interi qė kėrkon Mourinjo! Icon_minitimeWed Aug 13, 2008 1:43 am

Kupėn Bekenbauer dhe atė Pirelli, Interi sapo i ka fituar. Gjatė ceremonisė sė dhėnies sė ēmimeve, Klose iu afrua kapitenit Zaneti dhe e pyeti: “Sa kohė keni qė stėrviteni?” Pėrgjigjja ishte: “Njėzet ditė.” Golashėnuesi gjerman zgurdulloi sytė, shprehia e tij ishte pėrzierja e adhurimit dhe demoralizimit. Ndeshja e parė e Mourinjos nė Europė la shenjė. Kėtė donte edhe trajneri nga Setubali, i cili nė Mynih kishte shkuar vetėm pėr tė fituar, sepse ana psikologjike vlen mė tepėr se shumė stėrvitje nė “Mourinjolandia”.
I PAPĖRMBAJTSHĖM - Dhe duke parė shuplakat e fundit, tė marra nga Juvja dhe Milani, atij iu shfaq nė fytyrė njė buzėqeshje gjithė ironi ndėrmjet mureve tė dhomave tė zhveshjes tė stadiumit Allianz Arena. Mister Mou kėshtu e ka, pėrfshihet brenda nė sfidė, ka nevojė pėr konkurrencė. Zėnkat verbale vetėm sa e karikojnė dhe specialiteti i tij ėshtė pikėrisht tė jetojė nėn trysni: tė ishte pėr tė, do tė luantė vetėm derbi, ndeshje Champions-i dhe finale tė ēdo lloji. Nuk qėndroi i ulur pėr asnjė ēast nė stol nė Mynih, krejt ndryshe nga Mourinjo serioz dhe qė mbante shumė shėnime nė tri ndeshjet e para. “E pranoj, mendoja vetėm pėr fitoren, tha ai, kėtė ndeshje e kishim pėrgatitur shumė mirė taktikisht. Gjatė ditėve tė fundit e kisha ulur intensitetin e stėrvitjeve, nė mėnyrė qė tė ishim sa mė nė formė nė ndeshjen ndaj Bajernit. M’u desh tė mbėshtetesha mė tepėr tek ana mbrojtėse, kjo ėshtė e vėrtetė. Zakonisht preferoj tė kem njė vijė qė qėndron mjaft pėrpara, por nė prapavijė na mungonin lojtarėt e shpejtė: ndėrsa, duke qėndruar mė tė ngjeshur, arritėm ta kufizonim shpejtėsinė dhe aftėsinė e Bajernit pėr tė goditur me kundėrsulm. Ajo qė mė pėlqeu mė tepėr ishte qėndrimi shumė i menēur i skuadrės time, nga pikėpamja taktike pėrmirėsimi i djemve ėshtė kostant. E tė mendosh qė mė mungon njė skuadėr e tėrė pėr shkak tė dėmtimeve, pak a shumė ashtu sikurse edhe Bajernit, ē’ėshtė e vėrteta.” Megjithatė ka patur progrese tė rėndėsishme edhe nga kėndvėshtrimi fizik: “Nė fakt, nė Torino, nė turneun me tri skuadra, ndaj Milanit dhe Juves, ishim tė lodhur qė nė fillim. Ndėrsa tė martėn lodhja u ndie vetėm nė 15 minutat e fundit.”
INTEGRIMI I SHPEJTĖ - Pak a shumė, kur doli nga fusha, Amantino Mansini, mbase ishte e dhėna mė e mirė e mbrėmjes, dhe me siguri njė nga mė tė pėlqyerat pėr Masimo Moratin. “Po luaj nė pozicionin tim tė pėrhershėm, tha braziliani 28-vjeēar, ndaj e kam patur tė lehtė tė integrohem nė skuadėr. Mė pas jam shumė i motivuar dhe entuziast, ēka ėshtė normale kur nis njė aventurė tė re. E kam mendjen nė rregull dhe ndaj gjithēka ėshtė mė e lehtė pėr mua…”. Fjala mendje i doli padashje nė dialektin roman (capoccia) dhe buzėqeshi: “E kisha pėr kokėn. Duke i lėnė shakatė, tė gjithė po pėrmirėsohemi dhe sa mė shumė kalojnė ditėt, aq mė tė lehtė e kemi tė zbatojmė udhėzimet e trajnerit Mourinjo. Mėnyra e stėrvitjes mė kujton kohėrat e fėmijėrisė nė Brazil, ku gjithēka kryhej me top. Ėshtė mė bukur kėshtu dhe jo rastėsisht nga ky Inter mė pėlqen qarkullimi i topit, e dimė gjithnjė se ē’duhet tė bėjmė dhe lodhesh mė pak kur e dikton lojėn dhe ritmin vetė.” Ndeshja e parė zyrtare ėshtė nė program mė 24 gusht, Superkupa italiane, pikėrisht ndaj Romės sė “tij”, “dhe atė ditė do tė jemi nė formė tė shkėlqyer, jam i sigurt pėr kėtė, - pėrfundoi anėsori brazilian. - Duam tė fitojmė, sepse ėshtė gjithnjė e rėndėsishme ta nisėsh mirė.”

Largimi i tyre, bashkė me atė tė Stankoviēit, siguron paratė pėr Kuarezmėn
Suazo, Krespo, Pelč, “burimi” i zikaltėrve
Ata kanė mbetur nė hije brenda skuadrės, aq sa kanė filluar tė ndihen tė tepėrt. Aq tė tepėrt, saqė janė me njėrėn kėmbė nė Pinetinė dhe me tjetrėn nė njė fluturim ajror tė linjės. Pak rėndėsi ka nėse bėhet fjalė pėr Alitalia apo Air France. Pelč, Suazo, Krespo: tri ēėshtje delikate nė kampin e Interit, tė cilat, sė bashku me Stankoviēin, mund t’i shėrbejnė pėr njė qėllim tė rėndėsishėm Mourinjos.
Trajneri portugez deri tani i ka aktivizuar fare pak ata. Nė fakt, nė tri miqėsoret e fundit, ata nuk kanė lėnė thuajse asnjė gjurmė. Bėhet fjalė pėr pak ndeshje, por edhe minutat qė kanė luajtur ata s’kanė qenė tė shumta. Pelč ka luajtur gjithsej 69 minuta (45′ ndaj Barit, 24′ ndaj Bajernit), Krespo 97′ (33′ ndaj Barit, 30′ ndaj Milanit, 10′ ndaj Juves, 24′ ndaj Bajernit), Suazo vetė 35′ (12′ ndaj Barit, 15′ ndaj Milanit, 8′ ndaj Bajernit). As qė bėhet fjalė qė ndonjėri prej tyre ta luante njė ndeshje tė plotė e madje as si titullarė nuk e kanė nisur ndonjėherė. Me pak fjalė, Mourinjo mund tė bėjė edhe pa ta. Problemi ėshtė t’u gjendet njė skuadėr e pėrshtatshme dhe klubi shpreson tė gjejė njė zgjidhje, pse jo edhe t’i japė hua. Largimi i tyre mund tė sillte goxha kursime edhe pėr sa u takon pagave. Nga tre lojtarėt, mė i kėrkuari nė treg ėshtė Peleja, i cili i intereson Portos nė kuadėr tė ēėshtjes “Kuarezma”.
Dhe pikėrisht, Kuarezma ėshtė lojtari me tė cilin Mourinjo dėshiron ta plotėsojė organikėn qė ka marrė nė dorėzim. Njė organikė nė tė cilėn hėpėrhė ka dyndje. Pra, mė parė duhet tė mbėrrijnė “shkurtimet” dhe mė pas blerjet (ose mė saktė, blerja). Me paratė e kartonit tė Stankoviēit (ndodhet pranė Juves pėr 8 milionė euro) dhe ato tė kursyera nga Suazo, Krespo dhe Pelč, lojtari mund tė merret. Pra, Interi e ka gjetur njė “burim” tė ri tė ēmuar.

Toldo: Mourinjo ka mendėsi fituesi
Ibrahimoviē, spektakėl nė stėrvitje
Pasi mbėrriti pardje nė orėt e vona tė natės nė Amsterdam, Interi u stėrvit dje pasdite nė qendrėn sportive tė Ajaksit. Dhe duke u ndier nė atė mjedis si nė shtėpi, “ish”-i Zllatan Ibrahimoviē dhuroi spektakėl nė mini-ndeshjet e ndryshme tė organizuara pėr ata qė nuk luajtėn apo qė u aktivizuan pak nė Mynih. Ylli suedez nuk ndien mė dhimbje nė gju kėshtu qė ka filluar tė zbavitet sėrish me “futbollin e rrugės”, i gjithi i pėrbėrė nga veprime teknike, asiste me kokėn nė njė krah dhe topin nė anėn tjetėr dhe gola spektakolarė. Mourinjo ndihet tepėr i lumtur, sepse Ibra do tė debutojė mė 15 gusht nė Lisbonė, me rastin e Kupės Euzebioi ndaj Benfikės. Ndėrsa Materaci, Kivu dhe Himenez kryen disa stėrvitje tė veēanta aerobike. Kurse Kruzi vijoi terapitė dhe punėn me biēikletė, pėr shkak tė problemit nė pulpė. Askush nuk e kishte harruar, por ėshtė gjithnjė mė mirė t’ua freskosh kujtesėn “skeptikėve”: ai ėshtė gjithnjė i gatshėm kur ekipi ka nevojė pėr tė. Franēesko Toldo ka qenė njė prej protagonistėve tė suksesit tė Interit tė ri tė martėn nė Allianz Arena ndaj Bajernit tė Mynihut dhe tani ai e sheh me besim sezonin e zikaltėrve: “Mourinjo pėrēon mendėsinė e duhur dhe ka pėrvojėn e duhur nė nivelin europian. Por edhe ai do tė ketė nevojė pėr dy-tre vite pėr tė programuar fitimin e Ligės sė Kampioneve. Sepse atė nuk e fitojnė gjithnjė mė tė fortėt. Megjithatė, ne nuk do ta nėnvlerėsojmė kampionatin.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://khz-crew.albanianforum.net
 
Ėshtė ky Interi qė kėrkon Mourinjo!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Q'eshte siguria e infromatave?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Kosova Hacker's Zone :: Sport :: Sport-
Kėrce tek: